Nëna e raporton djalin e saj në polici për dhunë të vazhdueshme ndaj saj

E publikuar: 03/10/2023 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës tregon se viktima femër kosovare e ka raportuar djalin e saj.

Kjo për arsye se i dyshuari e ka kanosur në vazhdimësi atë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prizren. 02.10.2023 – 11:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.