Larghet nga shtëpia ditë më parë, viktima gjendet pa shenja jete në një bunar

E publikuar: 03/10/2023 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në një bunar, në pyllin e fshatit Abri e Epërme të Gllogocit.

I njejti ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia ditë më parë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Fsh. Abri e Epërme, Gllogoc. 02.10.2023 – 19:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.