Vuçiq akuzon Kurtin se ka kryer spastrim etnik në Veri, Amanpour: SHBA dhe BE s’beson që ka ndodhur kjo

E publikuar: 02/10/2023 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka luajtur “paqësorin“, gjatë një interviste për CNN.

Ai ka thënë se “Serbia është vendi i fundit që ka nevojë për incidente si ato në Banjskë”.

Një grup terrorist më 24 shtator ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë policin, Afrim Bunjaku – tash hero i Kosovës.

Përkundër se institucionet e Kosovës kanë publikuar fakte që tregojnë përfshirjen e Serbisë, Vuçiq ka pretenduar se Kosova po bën “spastrim etnik” ndaj serbëve”.

“Ata po bëjnë spastrim etnik, në dy vitet e fundit numri i serbëve në KIM është zvogëluar, tani janë 10 për qind më pak”, ka thënë Vuçiq.

Por gazetarja, Christiane Amanpour, i tha Vuçiqit se SHBA-ja dhe BE-ja nuk mendojnë se ky spastrim ka ndodhur.

Pos kësaj, Amanpour disa herë e pyeti presidentin serb se ku ndodhet Milan Radojçiq, teksa përgjigja e Vuçiqit ishte “se prokuroria serbe merret me të”.

Amanpour paralajmëroi intervistë edhe me presidenten Vjosa Osmani. /Express