Këngëtarja australiane Sia, e njohur për këngët dhe stilin e veçantë, ka publikuar 2 ditë më parë klipin e saj më të ri dhe ka lënë pa fjalë publikun dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Në këtë klip shihet sërish figura e vajzës së vogël, kërcimtares Maddie Ziegler, pjesëmarrëse në klipet e mëparshme të Sia-s, Chandelier dhe Elastic Heart.
Ajo që ka shokuar fansat kanë qenë lëvizjet ekspresive të fytyrës së balerinës Ziegler, të cilat janë të pakuptueshme.
Në klipin që mban titullin “Big Girls Cry” këngëtarja 39 -vjeçare nuk shfaqet, duke i lënë kështu hapësirë vetëm lëvizjeve të kërcimtares Maddie./tvklan.al