Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një mashkull kosovar, pasi ai e pranoi se i ka ndjekur rrugët ilegale për kalim nga Serbia në Kosovë.
Vetura me targa serbe u ndal nga policia në fshatin Bistricë, Leposaviq.
Raporti:
KALIM I PA AUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE
Fsh. Bistricë, Leposaviq. 01.10.2023 – 14:30. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

















