Driton Selmanaj zgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Prizren

E publikuar: 01/10/2023 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Driton Selmanaj është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Prizren, pas mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të kësaj dege.

Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i kryesisë së kësaj partie, Arben Gashi.

“Kuvendi Zgjedhor i degës së LDK-së në Prizren, e rikonfirmon për kryetar, mikun tim, Driton Selmanaj. Të priftë e mbara, Driton!”, ka shkruar ai.

Selmanaj u zgjodh edhe vitin e kaluar kryetar i degës së LDK-së në Prizren.