Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë gjetur disa prova të ndikimit të Rusisë në sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa veturat janë gejtur në gjuhën ruse, një nga ose disa nga pajisje janë ruse, motorët katërrrotshe i keni parë, janë prodhim rus, dhënë si donacion ushtrisë së Serbisë. Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.
















