Të moshuara po, të dorëzuara jo. Kështu, disa zonja të një shtëpie pushimi në Ohajo në SHBA, kanë vendosur të zhvishen për bamirësi, duke kërkuar të mbledhin fonde për fëmijët në nevojë.
Pasi kanë braktisur shitjet klasike të ëmbëlsirave dhe limontave, për t’ia arritur, kanë menduar realizimin e një kalendari dhe të joshura edhe nga disa aspekte të marketingut, kanë vendosur edhe të pozojnë “pa rroba”.
Si gjithë të tjerat? Jo, sepse bëhet fjalë pikërisht për zonja të moshuara.