Ndërroi jetë një punëtor në Prizren, pasi i ra në kokë një pako me qeramika në vendin e punës.
Lajmi u konfirmua për media nga zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se personi ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.
“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren.”, ka thënë Gashi.

















