Presidentja priti në takim edhe komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX

E publikuar: 30/09/2023 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, gjeneral major Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin për media thuhet se, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në lidhje me sigurinë në Kosovë, me theks të veçantë në veri dhe vijën kufitare me Serbinë.

“Presidentja Osmani falënderoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it për bashkërendimin dhe bashkëpunimin e afërt me institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, ajo mirëpriti vendimin e NATO-s për te shtuar numrin e ushtareve në kuadër të KFOR-it si sinjal i qartë ndaj Serbisë që të heq dorë nga destabilizimi dhe rrezikimi i sigurisë në Kosovë.”

Më tej, Osmani tha se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj që sfidat aktuale të sigurisë t’i tejkalojë me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.

Përndryshe, Presidentja Osmani sot takoi edhe shefat e ushtrisë dhe te policisë së Kosovës.