Vlora Çitaku: Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n

E publikuar: 30/09/2023 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ka komentuar veprimet e fundit të shtetit serb ndaj Republikës së Kosovës.

Çitaku tha se Serbia po mundohet të kthehet tek betejat e humbura të së kaluarës, por që luftën me Kosovën e ka humbur në vitin 1999.

Ajo thotë se Kosova duhet të fokusohet tek sfidat e vitit 2023 e që janë: fuqizimi i aleancave me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.