Osmani: Të arriturat post-Millosheviqiane, po tenton t’i zhbëjë togeri i tij Vuçiq

E publikuar: 30/09/2023 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “X”, është shprehur se të arriturat post-Millosheviqiane, po tenton t’i zhbëjë, siç tha ajo, togeri i tij Vuçiqi.

Ajo u shpreh se nuk do të lejohet që arritjet të zhbëhen dhe tha se liria do të mbizotërojë, përcjell Klankosova.tv.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën e Kosovën, togeri i tij Vuçiqi tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me ShBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar tutje ajo.