Ushtria serbe në kufi me Kosovën – Më në fund reagon Ambasada e ShBA-ve në Beograd

E publikuar: 30/09/2023 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hill

Më në fund erdhi reagimi i Ambasadës së ShBA-ve në Beograd pas vendosjes së ushtrisë serbe ne kufi me Kosovën.

Ambasada e SHBA-së në Serbi ka shpërndarë njoftimin e sekretarit Antony Blinken për bisedën telefonike që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq lidhur me situatën e tensionuar dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Blinken në telefonatën e tij me presidentin serb ka kërkuar që de-eskalim të menjëhershëm dhe ka thënë se autorët e sulmit terrorist që sot po mbahen në Serbi duhet të japin llogari.

“Sekretari i Shtetit Blinken: “Kam folur me presidentin Vuçiq me qëllim që të theksohet domosdoshmëria e një de-përshkallëzimi të menjëhershëm të tensioneve me Kosovën dhe të thirren në llogari përgjegjësit për sulmet e fundit të dhunshme. Theksova gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të detyrimeve të marrëveshjes së normalizimit në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së.”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Beograd.