Kurti i përgjigjet Ramës: Kudo në Kosovë e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i me KFOR-in

E publikuar: 29/09/2023 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një intervistë për Istraga.ba me Avda Avdiq.

Kryeministri i Kosovës foli edhe për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”.

Kurti gjithashtu tha se ndoshta pas sulmit terrorist në veri të Kosovës fshihet Moska.

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”