Mëngjesin e sotëm Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se me kërkesë të PSRK-së dhe me urdhër të Gjykatës, në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot aksion për bastisje në pesë (5) lokacione të ndryshme
Këto aksione janë zhvilluar në pjesën veriore të vendit e po ashtu gjatë aksionit janë të evidentuara si prona të të dyshuarve M.R dhe V.R.
Lidhur me këtë rast,Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri. Ky objekt i spitalit përdoret për sistemin e ngrohjes së spitalit dhe nuk ndërlidhet me hapësirat e spitalit ku trajtohen pacientet.
Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:
2 Automjete Mercedes
Argjend 4.84 Kg
2 Motor 4X4
1 Barkë-Anije
7 DVR
2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
3 Thika
2 Rutera
2 Çelësa të veturave
5 Gëzhoja
1 Dronë
5 USB
1 Kamera GoPro- SSD
1 Video kamerë me kartelë
1 Shënjestër optike
1 Spray
7 telefona celular
Më tutje është bërë e ditur se Prokuroria Speciale do të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe të një lokali.