Forcat Paqeruajtëse kanë marrë vendim për rritjen e numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë. Kjo u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Siç tha ai, që nga muaji Maj, kanë përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it.
Ndërkaq, u bë e ditur se vendimi për shtimin e trupave u mor dje.
“Që nga maji, ne kemi përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”, tha Stoltenberg.