Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një banesë në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë, është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e tymit, katër vetë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Kështu ka konfirmuar për media zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor) Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.
Fotografia nga Gazeta Express
















