Bërnabiq-it “i bjen kresë” aksioni i policisë, i bën thirrje KFOR-it

E publikuar: 29/09/2023 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia’s Prime Minister Ana Brnabic attends a summit to support regional integration in the Western Balkans region in Sofia on December 7, 2017. / AFP PHOTO / Dimitar DILKOFF

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq është nervozuar nga aksioni i bastisjeve të Policisë së Kosovës në veri.

Ajo për këto zhvillime fajësoi Albin Kurtin, i cili sipas saj, po terrorizon dhe keqtrajton serbët në veri të Kosovës.

Siç raporton Radio Televizioni i Serbisë, ajo ka kontaktuar me KFOR-in.

Ndryshe, Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in që nga orët e mëngjesit kanë zhvilluar bastisje në pesë lokacione në veri, të përqendruara te pronat që janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq.