Çka sekuestroi policia në pronat e Radojiçiq

E publikuar: 29/09/2023 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Kosovës janë sekuestruar makina, motorë dhe anije.

Burime të “Betimit për Drejtësi” nga ekipet policore në terren, bëjnë të ditur se aksioni është në përfundim e sipër, ndërsa deri më tani janë sekuestruar makina, motora, anije, kurse janë identifikuar për sekuestrim edhe villa, banesa dhe lokal, të cilat janë në pronësi të të dyshuarit Milan Radojiçiq.

Kurse, prokurori special Naim Abazi ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës të premten është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq.