Blinken, jo vetëm diplomat por dhe këngëtar/ Sekretari Amerikan i Shtetit këndon live

E publikuar: 29/09/2023 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, si asnjëherë më parë zgjodhi kitarën si mjet të ri të diplomacisë.

Kryediplomati, i njohur tashmë globalisht për qëndrimet pro Ukrainës, u shfaq si asnjëherë më parë në ambientet e departamentit të shtetit duke performuar këngët e tij live para gazetarëve por dhe artistëve të ndryshëm që pritet të nisin një tur në vendet islamike dhe në Kinë.

Iniciativë e re kjo e diplomacisë amerikane për të ndikuar kudo në botë përmes tingujve muzikorë. Kultura pop amerikane për dekada ka dominuar pjesën më të madhe të globit, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara përdorën artistë të ndryshëm për të tërhequr audiencën jashtë shtetit dhe për t’i bërë ata pro perëndimor. Si pjesë e re e kësaj nisme të nisur për herë të dytë nga Blinken, këngëtarë të ndryshmë do të nisin turneun në Jordani, dhe më pas në Arabinë Saudite ku do të performojnë në koncerte të ndryshme publike.

Turne ky që zhvillohet për herë të parë kryesisht në Arabinë Saudite që është dhe një nga vendet më të rrepta islamike.

Iniciativa Globale e Diplomacisë Muzikore përmban udhëtime në 30 shtete të ndryshme gjatë vitit të ardhshëm. Pjesë e të cilës do të jenë reperët më të mirë.

Top Channel