Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se njëri nga të vrarët në Banjskë të Zveçanit, ishte truproja i shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.
Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka postuar edhe fotografinë e personit në fjalë.
“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka shkruar ai.