Presidentja Osmani fton në takim partitë parlamentare

E publikuar: 27/09/2023 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar sot në takim liderët e partive parlamentare.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e gazetës Nacionale brenda Presidencës.

I njëjti burim ka thënë se temë e takimit pritet të jetë gjendja e sigurisë në vend, pas sulmit terrorist që ndodhi të dielën në veri nga një grup kriminal serb, i cili ka qenë i udhëhequr nga Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës Serbe.