Qeveria e Kosovës sot gjatë ditës mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje Qeveria do të marrë vendim për të mbështetur familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, që ra në detyrë në Banjskë të Zveçanit të dielën, në një sulm nga një grup i armatosur serb.
Sipas rendit të ditës të bërë publik tashmë pika e dytë është “shqyrtimi i propozim-vendimit për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë, në Banjskë”.
Për vendimin do të adresohet Ministria e Financave.
Mbledhja ka filluar në orën 10:00