Sveçla: Kemi dyshime serioze se personeli i manastirit u përfshi direkt në sulmin ndaj Policisë së Kosovës

E publikuar: 26/09/2023 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Xhelal Svecla

Xhelal Svecla

Duke e komentuar ngjarjen e së dielës në veri të Mitrovicës, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se janë duke hetuar për përfshirje në aksion të personelit të manastirit.

“Nuk mund të them për gjithë pelegrinët, por jemi duke hetuar përfshirjen e personelit të manastirit në gjithë këtë aksion. Ka indicie se ka pasur përfshirje direkte, nuk mund të them më shumë në këtë moment, por jemi duke e hetuar seriozisht edhe në këtë drejtim”, ka thënë Sveçla në Euronews.

Ai ka thënë se në mesin e terroristëve ka pasur edhe rusë.

“Ka dyshime të bazuara se disa prej tyre janë rusë. Në një veturë janë gjetur dokumente ruse”, ka thënë Sveçla.