Në seancë të mbyllur, fillon dëshminë dëshmitari i 27-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

E publikuar: 26/09/2023 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaci Veseli-Krasniqi-Selimi

Në seancë të mbyllur, ka filluar dëshminë dëshmitari i 27-të në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Para se dëshmitari të futej në sallë të gjykimit, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith ka bërë të ditur se këtij dëshmitari i është miratuar seanca e mbyllur, andaj si e tillë është duke vazhduar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, në seancën e sotme ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 26-të (me kodin 4644) në sesion privat.