Nga Halil Matoshi
1.
Çorientim e dezintegrim total: Fiasko e BIA-s së drejtueme nga kmishaziu Vulin.
Operacioni në Manastirin Banjska âsht goditja fatale që iu dha segmenteve proruse në Shërbimin e inteligjencës serbiane (BIA) duke i rrjedhë informacione tek shërbimet aleate të Kosovës.
Kjo âsht fitore spektrakulare e NATO-s kundrejt Rusisë, në rrafshin informativ. Sëkëndejmi e Kosovës kundrejt Serbisë.
2.
Aleksandar Vučić-it para syve iu thërrmu strategjia e inkursionit në Kosovë, përmes luftës hibride, tue kamuflu përfshimjën direkte, kinse mas ni rebelimi të serbëve lokalë, në veri të Kosovës.
Ai mâ s’di çka flet.
Âsht demasku fuqishëm edhe roli i Kishës Ortodokse Serbiane në Kosovë, megjithë distancimin e saj, që erdhi si pasojë e dështimit ushtarak!?
I dërmuem dhe humbës (edhe me terma ushtarakë) ai nuk ka mâ asni justifikim para Perëndimit që investonte resurse ta ndihmonte të dilte me ftyrë nga kthetrat putiniste.
3.
Në Banjska u shënu fillimi i fundit të ndikimit rus në rajon dhe fillimi i dështimit përfundimtar i destabilizimit të Kosovës.
Porse, përleshja e dy qytetnimeve dje, duhet me u shërby për këndellje politikanëve në Prishtinë, se pa ShBA dhe NATO, asni betejë nuk fitohet.
Aq ma pak beteja politike për integrimin e veriut.