Ngjarja e sotme në orët e para të mengjesit në veri të vendit la të tronditur jo vetëm popullin shqiptarë, por edhe faktorin ndërkombëtarë.
Policia e Kosovës u perballë me një akt terrorist ku la të vdekur një reshter (Afrim Bunjaku) dhe të plagosur një polic tjetër (Alban Rashiti), e krejt kjo erdhi si shkak i sulmit nga rreth 30 persona të armatosur rëndë, në Manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.
Njohës politik, analistë por edhe ekspertë të sigurisë së vendit shprehen të bindur se kjo tragjedi ndodhi me incim të politikës serbe, më sakte me urdhër te presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
I bindur se ngjarja ndodhi me inicim të Vuçiq shprehet edhe eksperti i sigurisë Drizan Shala.
Në një prononcim për infosot.com Shala thotë se Serbia si çdo herë e ka treguar fytyrën e saj duke përdorur mercenarë apo kontraktor si wagner për të kryer veprime kriminale e terroriste në territorin e Kosovës.
“Në aspektin e sigurisë mund të thuhet që tani struktura uniformuese e Beogradit që ka vepruar në territorin e Kosovës ka fytyrën e saj dhe shihet që ketu shteti i serbis ka vepruar përmese kësaj metode që duke përdorur mecenar apo kontraktor si wagner të kryejn veprime kriminale terroriste në territorin e Kosovës”, thotë Shala për infosot.com.
Sipas tij, pala kosovare ne arenën ndërkombëtare tanimë është e qartë dhe se ngjarja e sotme duhet t’i bëjë ata të reflektojnë për të ushtruar presion te shteti serb e jo sic ka ndodhur deri më tani.
“Situata politike në arenen ndërkombetare për palën e Kosovës është tani e kjart që agresioni i vetëm në drejtim të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombetard është Beogradi dhe politika zyrtare e saj. Dhe kjo do mos do të reflektojë edhe te faktori ndërkombëtar që duhet presionin ta paraqesin te Serbia e jo siq është duke ndodhur tani.”
Shala thotë se institucionet e Kosovës dhe grupet parlamentare duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët perballë sfidës së rradhës, e që është përmbyllja e dilogut dhe negociatave me Serbinë e BE-në.
“Institucionet e Kosovës duhet të ulen në nivelin politik për të gjetur një unitet edhe me grupet tjera brenda parlamenentit të Kosoves për të dalur si një trup përballë sfidës së rradhës e që është përmbyllja e dialogut dhe procesit me Serbinë por edhe me BE-në”, thotë Shala për infosot.com.
Kujtojmë se ngjarja e sotme bëri te reagojnë të gjithë faktorët ndërkombëtarë, ku secili nga ta e dënoi me gjuhën më të ashpër aktin e fundit kriminal të ushtruar ndaj policisë dhe territorit kosovar.