Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka reaguar pas situatës tepër të tensionuar në veri të vendit si rezultat i nje sulmi të armatosur të një grupi kriminal nga Serbia ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Reuten ka thënë se sitauta është jashtëzakonisht e rrezikshme meqë një grup i maskuar dhe i armatosur rëndë ka sulmuar Policinë e Kosovës dhe ka vrarë njërin.
Ai tutje shton se grupi i armatosur duket se ndodhet brenda manastirit të Banjskës. Reuten ka thënë se prëndimi duhet të mbështes arrestmimin e autorëve dhe marrjen në pyetje të tyre.
“Është thelbësore që BE-ja dhe SHBA-ja të vazhdojnë të qëndrojnë prapa policisë dhe autoriteteve të Kosovës që mbështesin sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë arrestimin dhe marrjen në pyetje të autorëve dhe të parandalojë dhunën e mëtejshme.“, ka thënë ai.
Zeer gevaarlijke situatie in Kosovo na aanval gemaskerde, zwaar bewapende groep op 🇽🇰 politiemensen, waarvan een werd gedood. De groep houdt zich kennelijk nog op in een klooster. In 2021 was ik tijdens waarneming verkiezingen precies in dat gebied in het noorden van Kosovo. 1/ https://t.co/Qh2wORMZQR
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) September 24, 2023


















