Edi Rama
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që la të vrarë një pjesëtar të saj dhe dy të tjerë të plagosur.
Rama ka thënë se vrasja e policit kosovar në veri është këmbanë alarmi se tensionet në Veri mund të shkojnë drejt një konflikti të armatosur.
Kreu i Qeverisë shqiptare ka deklaruar se komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut.
Ai ka bërë thirrje tek komuniteti ndërkombëtar, SHBA dhe BE që të ftojnë një konferencë të jashtëzakonshme paqeje.
Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën…
— Edi Rama (@ediramaal) September 24, 2023