Mbi 23 milionë euro borxhe ka veriu nga furnizimi me energji, KOSTT-i kërkon koston e mbulimit të tyre

E publikuar: 24/09/2023 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) i është drejtuar me një letër, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, në lidhje me furnizimin e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Në letër thuhet se deri më tani, kostoja e pambuluar e furnizimit të pjesës veriore të Kosovës përmes devijimeve për periudhën dhjetor 2022-korrik 2023 ka arritur në vlerën e mbi 23 milionë eurove.

Andaj, KOSTT-i në rrethana të tilla ka kërkuar sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e këtyre humbjeve në pjesën veriore.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju, përmes kësaj shkrese, KOSTT SH.A. ri adreson rëndësinë e Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, jo vetëm për KOSTT-in dhe sektorin e energjisë, por edhe për subjektivitetin e vendit në arenën ndërkombëtare në përgjithësi. Marrëveshja e Kyçjes ka mundësuar vendosjen e kontrollit mbi kufijtë energjetikë të Republikës së Kosovës, pavarësimin nga sistemi elektronergjetik i Serbisë si dhe fillimin e operimit si Zonë Rregulluese e pavarur në kuadër të Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri (AK)”, thuhet në shkresë.

“Përmbyllja me sukses e votimit të vazhdimit të përkohshëm të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, në muajin Shtator 2022, edhe për dy vite të tjera ka shënuar sukses të veçantë për vendin, marrë për bazë edhe faktin që ky proces është karakterizuar me shumë vështirësi, si pasojë e tërheqjes së paautorizuar të energjisë elektrike, në mungesë të mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”.

“Pavarësisht këtij suksesi, energjia elektrike e konsumuar në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës ka vazhduar të tërhiqet nga rrjeti i Evropës Kontinentale, duke i pamundësuar KOSTT-it kryerjen e detyrimit për balancimin e sistemit sipas Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT-ENTSO-E, dhe ligjeve në fuqi. Aktualisht KOSTT në përputhje me Marrëveshjen e Kyçjes me RGCE\ENTSO-E është duke operuar si Zonë Rregulluese e pavarur. KOSTT në të ardhmen aspiron anëtarësimin e plotë në ENTSO-E, e cila në vazhdimësi monitoron përmbushjen e kushteve teknike, obligimeve dhe detyrime kontraktuale nga KOSTT. Deri më tani, kosto e pambuluar e furnizimit të pjesës veriore të Kosovës përmes devijimeve për periudhën dhjetor 2022-korrik 2023 ka arritur në vlerën 23,628,921.00 milionë euro, pa përfshirë përllogaritjen e interesave nga JAO.

Tutje thuhet se si pasojë e mos përmbushjes së obligimeve financiare ndaj palëve është paralajmëruar edhe pamundësimi i vazhdimit të marrjes së shërbimeve ndihmëse për balancim nga Shqipëria, e cila KOSTT-in do ta sjellë në situatë tejet të vështirë në aspektin e mos përmbushjes së obligimit primar ndaj Marrëveshjes së Kyçjes me RGCE\ENTSO-E, për të operuar si Zonë Rregulluese e pavarur.

“KOSTT e ka të domosdoshme të adresoj tek ju, alertin e ngritur nga RGCE/ENTSO-E tek të gjitha OST-të e Evropës dhe akterët e tjerë relevant, ku me reagimet të cilat po derivojnë nga ky alert, KOSTT në vazhdimësi është duke e mbajtur të informuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Në këtë kontekst, është e domosdoshme që kjo çështje të ketë peshën e merituar nga ana e shtetit, si zotues i respektimit të& Marrëveshjes së Kyçjes. Në të kundërtën, referuar situatës aktuale aplikimi i interesave në vonesa të pagesave ndaj JAO-së është i paevitueshëm, dhe shqiptimi i gjobave deri në 5 milionë euro është i mundshëm. Përjashtim në ndërmarrjen e masave nuk përbënë as largimi i KOSTT nga Marrëveshja e Kyçjes, si dhe masat në kufizimin e tregtimit ndërkufitar”.

“Andaj, në rrethana të tilla sigurimi i mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës, në përmbushje të obligimeve ligjore dhe kontraktuale, evitimin e pasojave të cilat tashmë janë bërë të ditura, e për të cilat në vazhdimësi ju kemi mbajtur të informuar, si dhe ruajtjen e ”TR t) Sana PRENSA | TRIS TA t integritetit dhe kredibilitetit, si dhe mundësimin e avancimin të statusit të KOSTT në ENTSO-E është i domosdoshëm”.