Gërvalla frymëzohet nga Singapori: Shtet i vogël që arrin rezultate të mëdha përkundër të gjitha pritjeve

E publikuar: 23/09/2023 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar për një takim me, siç tha ajo, “kolegun” e saj nga Singapori, përkatësisht homologun e saj Vivian Balakrishnan, ku, sërish siç tha ajo, diskutuan për “një shumësi mundësish” në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Singaporit “në të ardhmen”.

Gërvalla e përdori termin “koleg” edhe në një takim rishtaz rrugës në margjinat e OKB-së me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të mëdha përkundër të gjitha pritjeve. Shumë mirënjohës për një takim të përzemërt dhe të thellë me kolegun tim Vivian Balakrishnan dhe diskutimin rreth një sërë mundësish për të thelluar më tej marrëdhëniet tona në të ardhmen”, ka shkruar Gërvalla në Twitter./EO