Sulm me granatë në shtëpinë e një serbi në Ranilluk

E publikuar: 23/09/2023 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi, në fshatin Ranilluk.

Në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 23 shtator, është thënë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës. Nuk ka të lënduar, por që rasti është duke u hetuar.

Ranilluku gjendet afër qytetit të Gjilanit.

Për sulm me granatë dore është raportuar edhe më 21 shtator, në Mitrovicë të Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sulmi në veri ka qenë i inicua nga Aleksandar Vuciq si shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.