Dita e parë e vjeshtës, temperaturat arrijnë deri në 32 gradë celsius

E publikuar: 23/09/2023 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm për rreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do t jetë më e lartë.

Sa i përket presionit atmosferik parashihen vlera të larta , ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.

Të dielën paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin , por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta. Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e forte”, njofton Instituti.