Kievi dhe ShBA do të nisin prodhimin e përbashkët të armëve

E publikuar: 22/09/2023 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zelensky

Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo do të lejojë Kievin të fillojë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore si pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë.

Gjithashtu do të krijojë vende pune dhe një bazë të re industriale në Ukrainë.

“Ishte një vizitë shumë e rëndësishme në Uashington, rezultate shumë të rëndësishme. Dhe një marrëveshje afatgjatë – ne do të punojmë së bashku në mënyrë që Ukraina të prodhojë armët e nevojshme së bashku me Shtetet e Bashkuara. Bashkëprodhimi në [sektorin] e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara është një gjë historike”, tha Zelensky, raporton Sky.

“Ne po përgatitemi të krijojmë një ekosistem të ri mbrojtës me Shtetet e Bashkuara për të prodhuar armë për të forcuar edhe më tej lirinë dhe për të mbrojtur jetën së bashku”, shtoi Zelensky, pa dhënë më shumë detaje./KlanKosova