Dy shtetas serbë burrë e grua dyshohet se hynë në Kosovë përmes rrugëve ilegale

E publikuar: 21/09/2023 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë dhe një grua shtetas serbë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale

Policia bën të ditur se personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ishin dy persona (një mashkull dhe një femër) shtetas të Serbisë, që dyshohet të ketë hyrë në R. Kosovës përmes rrugëve ilegale. Personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.