Osmani e Vuçiq takohen në New York nën organizimin e Borrellit

E publikuar: 19/09/2023 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka organizuar sot një takim në New York duke bërë bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Osmani me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se ka ritheksuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik, shkruan Infosot.com.

“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Neë York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar Osmani.