Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se partitë opozitare po bllokojnë disa ligje duke i dërguar në Gjyaktën Kushtetuese.
Përmendi ligjin për Çmimet Tavan, Pagën Minimale dhe Ligjin për faljen e tatimit në pronë.
”Ligjet që po mbahen të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese në emër të “interesit publik”: Ligji për çmimet tavan (dërguar nga LDK). Ligji për pagën minimale (dërguar nga AAK). Ligji për faljen e tatimit në pronë (dërguar nga PDK)”, ka shkruar Murati në Facebook, të dielën.
Opozita e ka akuzuar pushtetin për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.