Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që nga viti 1999 në vazhdimësi, sikurse edhe në GJND.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e mbështetjes së mëtejme nga Mbretëria e Jordanisë në përpjekjet e Kosovës për të siguruar anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe njohje nga vendet arabe, thuhet në njoftimin e presidencës.
Presidentja Osmani dhe Mbreti Adullah II, diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, ndërkohë që të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet.
Sipas Presidentes Osmani, ndërmjet të dy shteteve ka potencial për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
“Në këtë kontekst, ajo përmendi faktin se një ekip ushtarësh jordanezë janë trajnuar së fundmi në qendrën tonë të trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit”.
Më tej, Presidentja Osmani, tha se “Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me Jordaninë në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia, tregtia, mbrojtja, kultura, arsimi dhe turizmi. Të dy liderët shprehën optimizmin për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.
His Majesty King Abdullah II, accompanied by HRH Crown Prince Al Hussein, meets with #Kosovo President Vjosa Osmani in New York, at the start of meetings with heads of state and delegation participating in the 78th Session of the General Assembly of the United Nations#Jordan pic.twitter.com/9btGOehwLz
— RHC (@RHCJO) September 17, 2023