Albin Kurti-Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka treguar dy opsionet që janë diskutuar për formimin e Asociacionit, shkruan Gazeta Express.
Konjufca tha se janë diskutuar dy opsione.
“Për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi. Me e zhbë krejt dhe me hi shteti i Kosovës me një mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thënë ne po vazhdojmë në rrugën tonë. Ose me u mundu shteti i Kosovës me ia arrit me ndryshu karakterin e një obligimi që e ka pa e dëmtuar shtetësinë e Kosovës. Ne me kryeministrin kemi biseduar shumë gjatë për këtë çështje, jemi ulë me ore të tëra me ditë të tëra. Kemi mendu që opsioni më i mirë është opsioni B sesa opsioni A”, ka thënë Konjufca.