Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur rreth mbarëvajtjes së takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas Borrellit, Kurti nuk ka qenë i gatshëm që ta pranojë propozimin e bërë nga diplomatët evropianë, ndërsa Vuçiqi po.
“Palët kanë filluar nga anë të ndryshme. Propozimi ynë ishte që palët të punojnë paralelisht, ky ishte propozimi”, ka thënë Borrell.
“Sot u mundova që të gjej zgjidhje për rrugën përpara duke u bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, Kurti nuk ishte i gatshëm që të lëvizë përpara dhe të fillojë që ta themelojë Asociacionin. Ai insistoi me njohjen e Kosovës. Ndërsa Vuçiqi e ka pranuar propozimin tonë”, ka shtuar ai.