Takimi trepalësh në Bruksel – Kurtin e Vuçiqin i bëjnë bashkë Borrelli e Lajçaku

E publikuar: 14/09/2023 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Bruksel është mbajtur takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimet kanë filluar në orën 09:00 të mëngjesit. Fillimisht, diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pastaj në orën 10:00 ata kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pas këtij takimi trepalësh, për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë një konferencë për media, ku pritet të japë detaje rreth takimeve/OE