Remi del nga EULEX, publikohen pamjet

E publikuar: 12/09/2023 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar pamjet teksa shihet duke dalë nga baza e EULEX, ish-komandat Remi.

Pamjet i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, i cili raporton se Rrustem Mustafës i është marrë telefoni.

Para dy muajsh, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02TrLStfMHXsu27y1ymKwLEkRpgTxb1uKpQ1AbUnms7e8WDZqqxC52DdJouwAdXZ1rl&id=100009557537649&mibextid=Nif5oz