Rukiqi: “Rruga e Re” kundër diskursit linçues, populist dhe frikësues

E publikuar: 11/09/2023 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rukiqi-Kurti

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, tha se “Rruga e re” mundëson që të tejkalohet, siç u shpreh ai, diskursi linçues, populist dhe frikësues.

Ai u shpreh se qëllimi është që të shkohet në një drejtim tjetër që synon që për një dekadë, siç tha ai, Kosova të ketë një paradigmë zhvillimore që sipas tij, nuk e ka pasur asnjëherë në periudhën e pasluftës.

“Ne besojmë që “Rruga e Re” në një anë, përfundimisht e tejkalon, apo mundëson që të tejkalohet ky diskursi linçues, populist dhe frikësues, e në anën tjetër të mos mbetemi aty, por të shkojmë në një drejtim tjetër që synon që për një dekatë, Kosova të ketë një trend apo një paradigmë zhvillimore që nuk e ka pasur asnjëherë në periudhën e pasluftës”, u shpreh ai në Rubikon.