Arrestohet shefi i Personelit në Komunën e Prishtinës Fadil Aliu Hertica

E publikuar: 08/09/2023 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fadil Aliu-Hertica

Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë nën dyshimet për punësime të kundërligjshme.

Insajderi nga burime të sigurta mëson se të arrestuarit gjatë ditës së sotme janë Vebi Mujku si dhe Fadil Aliu- Heretica.

Aliu-Heretica ishte nën detyrën e shefit të personelit të Komunës së Prishtinës, ndërkaq Mujku ishte i angazhuar si drejtor në Qendrën për Punë Sociale.

Të dy dyshohen të kenë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion.