Ministri anglez i Emigracionit, Robert Jenrick, ka deklaruar në parlament se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht këtë vit mbi 12,600 emigrantë shqiptarë.
Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale, raportojnë mediat e huaja.
“Që nga marrëveshja jonë me Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar, ne kemi kthyer mbi 3500 emigrantë në javë. Ne kemi parë një ulje prej më shumë se 90% të numrit të shqiptarëve që vijnë ilegalisht. Deri më tani këtë vit ka pasur mbi 12,600 kthime, me kthime në gjysmën e parë të këtij viti 75% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Jenrick.
Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 emigrantë të paligjshëm. Kjo shifër, është 75% më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi ministri anglez i Emigracionit.