Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ankandi solar i shpallur nga Qeveria në maj të këtij viti, ka tërhequr më shumë se 160 shprehje interesi.
Kurti shkroi në rrjetin social X se kompanitë kryesore europiane, amerikane, aziatike e australiane janë interesuar për këtë ankand.
“Ankandi ynë i parë Solar 100 MW ka tërhequr tashmë më shumë se 160 shprehje interesi deri më sot nga kompanitë kryesore europiane, amerikane, aziatike dhe australiane. Bëhuni pjesë e ankandit për t’u bërë pjesë e tranzicionit tonë të energjisë së gjelbër”, shkroi Kurti.
Qeveria në maj e shpalli ankandin e parë për parkun me energji solare, me kapacitet prej 100 megavatësh.
Kryeministri Kurti e pati kualifikuar këtë si rrugën drejt qëndrueshmërisë energjetike. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pati thënë se kompania që do të fitojë ankandin, do të përfitojë nga marrëveshja e garantuar 15-vjeçare për blerje të energjisë e qiradhënia e tokës për 30 vjet.
Parku pritet të ndërtohet në Kramovik të Rahovecit.
Our first 100 MW Solar Auction has already attracted more than 160 expressions of interest to date from leading European, American, Asian & Australian companies. Join the auction to become part of our green energy transition. Find more details at: https://t.co/QtUx6MEfDM
— Albin Kurti (@albinkurti) September 4, 2023