Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “Arbana” në Prizren, ka mbetur i vdekur 48-vjeçari me inicialet B.M., personi i dyshuar raportohet se ka shtënë nga automjeti dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 18:46 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana, një i dyshuar në drejtim të një viktime ka shtënë me armë zjarri. Policia ndodhet në në vendin e ngjarjes dhe ekipi i Emergjencës, në orën 19:00 është konstatu vdekja e viktimës”, tha Bytyqi për Express.
Ai tha se bëhet fjalë për viktimën B.M., 48-vjeçar.
Byyqi tha se i dyshuari ka shtënë nga automjeti dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Por, policia e ka identifikuar tashmë dhe është në kërkim të tij.