Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha nuk ka folur për mediat, por ka ndarë në Facebook disa foto nga Kuvendi krahas të cilave shkruan se lëvizja e sotme ka si synim ndërtimin e një Partia Demokratike moderne.
“Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.
Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre”, shkruan Basha.