European Union foreign policy chief Josep Borrell discussed a new EU sanctions programme on Monday, but declined to say whether it would be used against any Chinese officials. Photo: AP
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borell gjatë një konference për media në Toledo të Spanjës ku janë takuar shefat e diplomacive të BE-së ka bërë me dije se presidenca spanjolle do ta organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor në fund të tetorit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjithashtu dha deklarata të forta për të ardhmen e Ukrainës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Borrell deklaroi se “Ukraina duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor gjithashtu”, siç është shprehur “shpejt”.
“Së pari, në Ballkanin Perëndimor. Presidenca spanjolle po propozon – dhe mendoj se është një propozim i mirë – të mbahet një takim ministror së bashku me ministrat e Ballkanit Perëndimor. Ne do ta bëjmë atë në fund të muajit të ardhshëm, së bashku me Presidencën spanjolle dhe pas ngjarjeve të tjera që lidhen me Ballkanin [Perëndimor], si Procesi i Berlinit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ministrat, nën Presidencën spanjolle, të bëjnë një bilanc të asaj që po ndodh në Ballkanin [Perëndimor]”, është shprehur ai.
Po ashtu është konfirmuar se me 14 shtator do të ketë takim mes kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq.