Osmani zhvillon bisedë telefonike me Lavrov, i kërkon ndaljen e agresionit në Ukrainë

E publikuar: 30/08/2023 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh, edhe kryesuesi i OSBE-së, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Osmani ka theksuar, në një postim në Facebook, se gjatë bisedës ka trajtuar sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ka ritheksuar angazhimin e Presidencës së Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së.

“Në këtë kontekst, theksova edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës” shkruan Osmani.

Postimi i plotë: